Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për vendimin e opozitës të drejtuar nga Lulzim Basha për djegien e mandateve. Spahiu shkruan se kur e dorëzoi vajza e Azem Hajdarit mandatin e quajtën tradhëtare ndërsa tani Bashën e quajnë hero.
Statusi i plotë:
3 muaj më parë kur vajza e Azem Hajdarit deklaroi grisjen e mandatit e quajtët tradhtare, 3 ditë më parë kur Basha deklaroi të njëjtën gjë, e quani hero.
/a.meta