Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Milot.
E lënduar ka mbetur këmbësorja me inicialet Gj.Ll, 58-vjeçe e cila u përplas nga një makinë e cila drejtohej nga 60-vjeçari P.S.
Gruaja ka marrë disa lëndime dhe është transportuar në spitalin e Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në apolici, për veprime të mëtejshme hetimore proceduriale.
/a.rada