Roland Milo është shpallur në kërkim nga ana e policisë pasi dyshohet se është vrasësi i shokut të tij Sokol Rama, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”.
Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet rezulton se është shofer i administratorit të Frashërit. Trupi i 32-vjeçarit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se i riu është vrarë me armë zjarri.
Babai i dy fëmijëve, u denoncua i zhdukur në polici nga i ati, ndërkohë që rezultonte i dënuar më parë për vjedhje dhe me precedentë penalë.
Dyshohet se vrasja e tij mund të ketë lidhje me trafikun e drogës, ku mendohet se merrej me transportin e lëndës narkotike, ndërkohë që kishte humbur gjurmët qysh prej datës 6 shkurt.
Krahas Ramës vijon të jetë i zhdukur shoku i tij, Roland Milo rreth 40 vjeç nga fshati Frashër i Përmetit, i cili tashmë është në kërkim si i dyshuar.
Nga hetimet e policisë rezultoi se telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashërit dhe më pas asnjë gjurmë.
Dyshohet se zhdukja e tyre mund të ketë lidhje me prishje të pazareve të drogës, teksa mendohet se kanë qenë duke transportuar lëndë narkotike drejt Greqisë.
/a.rada