Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pukë ku po vijon turin për “bashkia që Duam”.
Në këtë takim me banorët e këtij qyteti nuk kanë munguar as batuar e shefit të qeverisë me qytetarët.
Ishte në grua e cila pasi mori fjalën për të folur për përvojën që ajo kishte pasur tek portali ”Shqipëriaqëduam.al” i tha Ramës se Zahon e vogël do ta bëjmë dhëndër Pukë.
“Duke qenë se Kryeministri i ka respektuar shumë.
Një kërkesë kam unë. Zahon e vogël do e bëjmë dhëndër në Pukë”, tha qytetarja.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i Kryeministrit Rama i cili me të qeshura tha se këtë gjë nuk mund t’ja premtonte.
“Po të isha politikan si të tjetër do thoja patjetër.
Por këtë nuk e premtoj dot.
Shaka, shaka por këtë nuk e premtoj dot”, tha Rama.
Kjo përgjigje e Ramën shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.