Temperaturat e ulëta dhe ajri thatë në hapësirat në të cilat qëndroni gjithsesi se ndikon në lëkurën tuaj.
Ju paraqesim disa mënyra, të cilat do t’ju ndihmojnë që gjatë ditëve të ftohta lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe e shëndoshë.
Sapuni i butë
Me rënien e temperaturave, lëkura juaj bëhet gjithnjë e më e thatë. Niveli lagështisë në lëkurë bie, ndërsa që fytyra juaj bëhet e thatë si dhe vjen deri tek skuqja e fytyrës.
Gjatë stinës së dimrit kjo është pothuajse e pashmangshme, por, për t’i pakësuar efektet negative, sapunin e vjetër zëvendësojeni me një tjetër që për bazë ka preparatet prej vajit që nuk zvogëlon hidratimin.
Tonik për fytyrë pa alkool
Përdorimi i tonikut për fytyrë pas pastrimit me sapun është një lëvizje e mençur. Duhet shmangur përdorimin e preparateve që përmbajnë alkool. Një sasi të vogël të tonikut e vendosni në sfungjer dhe ngadalë fytyrës i bëni masazh.
Hidratimi i lëkurës
Losionet dhe kremrat që keni përdorur gjatë stinës së verës duhet t’i zëvendësoni me më të yndyrshme. Kushtet dimërore ndikojnë në skuqjen e lëkurës, qërimin dhe djegien e saj, sidomos tek ata persona që kanë lëkurë të ndjeshme apo lëkurë më të ekspozuar ekzemave.
Preparatet më të mira janë ato që lëkurën e bëjnë më të butë dhe që lagështinë e mbajnë aty, pra në lëkurë.
Pilingu i fytyrës
Me moslargimin e qelizave të vdekura nga fytyra, në masë të madhe thani fytyrën. Për të shmangur dehidrimin, bëni piling një herë brenda javës.