32-vjeçari Sokol Rama, i shpallur i zhdukur 10 ditë më parë është gjetur i vdekur në makinën e tij.
Mësohet se i riu banues në fshatin Mamaj të Tepelenës është ekzekutuar me armë zjarri brenda në makinë.
Makina së bashku me trupin e pajetë të 32-vjeçarit është gjetur në fshatin Mbrezhtan.
Fillimisht është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij Rama. Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë lokale.
Ai është person me precedentë penal, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti, i deklaruar i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëve të Ramës, ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.
Një javë pas denoncimit të familjarëve, forcat e Policisë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tyre. Efektivë të shumtë të Policisë dhe një helikopter po vijojnë krehjen e zonës ku janë identifikuar për herë të fundit. Nga përgjimi i telefonave të Sokol Ramës,
Policia arriti të bënte më herët identifikimin e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të përdorim të tij në Frashër të Përmetit. Është pikërisht kjo zona ku dyshohet se ndodhen dy personat, tashmë të shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëve. Të dy shtetasit, miq me njëri–tjetrin dhe bashkëpunëtorë, janë në listën e personave me precedentë kriminalë.
Sokol Rama është dënuar më parë për vjedhje, ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, punonte aktualisht si shofer i administratorit të Njësisë Administrative Frashër, por njihet nga Policia si person që merrej me trafikimin e lëndës narkotike, edhe pse ende i paskeduar si i tillë. Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.