Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për të dyshuarin si ekzekutor i Suela Sulës në vitin 2016. Për të njëjtën ngjarje është dënuar nga Shkalla e Parë, edhe bashkëshorti i Suelës, Sadetin Sula.
Në seancën e sotme, prokuroria lexoi dëshmitë, provat materiale dhe shkencore, që sipas të cilës, ekzekutori është Fatjon Karmeshtna dhe qëllimi i krimit është përfitimi material, pasi ka marrë shuma monetare të caktuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 18 prill të 2016, në tualetin e biznesit familjarë, mobilierisë Europa.
/a.meta