Gjykata italiane ka lënë në arrest shtëpie prindërit e ish-kryeministrit Italian Matteo Renzit. Guardia di Finanza zbatoi urdhrin e lëshuar nga autoritetet italiane duke lënë në arrest shtëpie Tiziano Renzin dhe Laura Bovolin për krimet e mashtrimeve bankare dhe fatura false .
Lajmin për arrestimin e tyre e ka dhënë Federico Bagattini, avokati i prindërve të ish-kryeministrit Renzi i cili është shprehur se vendimi i arrestim i tyre është i “pakuptueshëm” dhe i “pazakontë”. Ato akuzohen gjithashtu se gjatë viteve 2010-2011 kanë marrë në mënyrë të paligjshme miliona euro. /a.meta