Eshte krejt tjeter tani Jozefina Topalli.
Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, tha se në parlament nuk thuhen fjalë të papranueshme dhe nuk bëhen gjeste të papranueshme, ndërsa dha mendimin e saj për incidentin e javës së kaluar, ku nënkryetari i PD, Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama.
Ajo foli sot në “Në Kurthin e Piter Pan” për incidentin e javës së kaluar në parlament, pasi njëri nga fëmijët e pyeti ish kryetaren e Kuvendit: “Një burrë i kishte hedhur Edi Ramës bojë, ishte një gjë e mirë kjo, apo e keqe?”
“Unë jam e bindur që në parlamentin e fëmijëve këtu nuk ndodhin kurrë gjëra të tilla. Asnjëri nuk dëshiron që as të dëgjojë ndonjë fjalë jo të mirë dhe as të shikojë diçka të papëlqyer. Dhe nuk besoj se ne parlamentin tuaj ndodh diçka e tillë, asnjë herë. Parlamenti është tempulli i demokracisë, dhe në tempull nuk thuhen fjalë të papranueshme dhe nuk bëhen gjeste të papranueshme”, tha ajo.