I ftuar në Emisionin Frontal në T7, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë real dhe të paraqesë paqe të qëndrueshme. “Komuniteti ndërkombëtar është lodhur dhe ka probleme globale, Kosova nuk është më e ’99-tës”, ka bërë të ditur Minxhozi. Ai ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë real dhe të paraqet paqe të qëndrueshme.
“Ajo që them është se Kosova dhe Shqipëria duhet të demonstrojnë marrëdhëniet ndërmjet njëra tjetrës në rrafshin ekonomik, mbështetjen që duhet të jap Shqipëria për Kosovën duke i ndihmuar në lobimin për njohje”, ka thënë ai.
Kurse ajo që nuk ka ndikuar në tregun e Shqipërisë nuk është vërejtur vendosja e taksës. Ai ka thënë se tregu shqiptar nuk ka vërejtur rritje të shitjeve të produkteve më shumë në Kosovë. Kurse për shkëmbimin e territoreve dhe për deklaratat që i kishin dhënë krerët e shtetit shqiptarë ai ka thënë se Shqipëria është në favor të një marrëveshje që Kosova është përfituese.
“Për çdo gjë që vendos Kosova ne përkrahim madje duhet marruar parasysh edhe atë që thotë Amerika si përkrahësja kryesore e Kosovës. Deklaratat e kryeministrit dhe presidentit shqiptarë janë ashtu siç duhet të jenë. Edhe mediat shqiptare kanë qenë të kujdesshme në atë se çfarë raportohet për këtë çështje” ka deklaruar Minxhozi./a.meta