Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet atmosferike në vendin tonë.
Për pasojë orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë.
Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 °C deri në 18 °C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
/a.r