Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një konferencë për mediat pas vendimit për djegien e mandateve. Lulzim Basha u shpreh sot se duhet një qeveri tranzitore që të garantojë zgjedhje të ndershme dhe të lira.
Basha e cilësoi situatën në vend si një emergjencë kombëtare. Ai tha se është autorizuar për të përcaktuar hapat e mëtejshem.
“Duhet një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të garantojë integrimin e Shqipërisë në BE.
PD vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare, do flas me grupin paralmentar për ecjen e mëtejshme” – tha Basha ndër të tjera.