Nga Ledi Shamku
Shkova sot me e gjerb nji kafe e nja dy hurba raki rrushsafì me Liun e Cakut. Kisha kohë pa e taku se, helbete, unë i kam vu “themrat ka mojat” si thotë Liu dhe ky s’do me mbajtë celular “t’natarrum” e nuk flas dot me te n viber o ku di unë.
Liut ja ka qejfi içik me u tall me t’gjithë, edhe me mu, pavarsisht se jena dora jonë, tironsa të dy e merrna vesh e n’fund merrna n’qafë (përkthej: përqafohemi). Po Liu nuk tallet dosido, jo mër jo! Si tirons katërqindërhemsh, Liu ka ca lojna fjalësh me ju bo marak çdo gjuhëtar.
Doli e m’priti sot aty ke avllia edhe hymë n’oborr: karriken per tavolinë ene shkomat (stolat) për karrike, ene: “Ja ke baba ‘ri goc se u bomë për t’u shkrujt me letra! (Liu s’di me shkru).
E mora n’qafë edhe un dhe ja shtrum aty cipër shkomit e faqe dillit të dy.
Liu: – A t’ra siraja me e pa demostratën dje ër babë?
Unë: – Protestën thu, babe?
Liu: – Çëre proteste pash Zotin! Kjo kaptina ime m’thot qi me protestu osht me fol e me u hongër me llafe. Demostrata osht me huj! (edhe ktu, me kët dallim të hollë semantik jemi: 1 me 0 për Liun e më rroftë shkolla mu!).
Liu (prapë): Lene mo, sa m’osht rrëmys ai Sala mo, i dor rob ishte bo, e mur m’qafë dera! Babe, mos qesh, për Zotin atij ja fiku derën dera!
Unë qesh. Qesh me lojën e fjalëve: me ta fik derën dera. Po s’kam kuptu gjë akoma dhe e cys muhabetin.
Unë: Babe, po nuk shkoi Sala ke dera. Ishin tjerë. E kush e prishi le ta majë babe se si thu ti s’bohet me “mshoja si n’mall t’senjefit”.
Ai: Ori goc, a t’kena çu anej me na u ftillu a me na u letu? Dera qi s’ju thy po t’thomi, dera qi s’ju thy ja fiku derën Sal vorfnit! Ai kishte bo hesapin që dera do u thyjte, robt do hyjshin mrena, me vojgurna e me shkrepse mo, njato qi kishin mor me vete kastile. Ene do ja vejshin zjermin binosë qeverisë. Do detyroheshin polict me reagu se helbete i kishin hy mrena. E do bohej larg o Zot lufta modhe, ene sherrit nuk i dihet. Nji kto ishin llogaritë e atij t shkreti babe, po ka ta dite ai që nji derë xhomi paska qenë kalu derë kalaje paska qenë. Fut e bjer e veç ca cifla. Ene s’pat mo çëre me bo i shkumi kot, hec e hikim tha, ene i qajshin sytë mo! I pat mledh ata rob me i shti mrenë e masnej le t’i njelte kapili qeverisë. Po ja fiku derën dera që s’ju shem!!!
Kisha ngri e rrisha tu e vrejtë Liun e Cakut. M’i kishte hap sytë me syqartësinë e mendjes së vet.
Paskan kërku komën për gjemb dje domethënë. Veçse gjembi qenka kallxu i mençëm. Tashti që i ngeli çakmaku n’dorë, zjerm për zjerm, ka bërtit sot plak-vorfni me djeg mandatet…