Një bioplastikë e re, që bëhet kryesisht nga niseshteja, u zbulua nga disa kimistë të Universitetit të Teknologjisë së Gdanskut.
Kjo bioplastikë, që është e biodegradueshme, mund të përdoret për të zvogëluar problemin e mbeturinave plastike.
Bioplastika e sapozbuluar rrjedh nga burime të rinovueshme dhe plotësisht të biodegradueshme.
Puna për të përmirësuar vetitë e bioplastikës zgjati për disa vjet. Në fund, studiuesit arritën të fitonin një bioplastikë me veti të termoplastikës (produkte që mund të marrin forma të ndryshme) që lejon krijimin e objekteve që janë të qëndrueshme dhe të mjaftueshme për një përdorim të vetëm.
Materiali i zhvilluar nga studiuesit e Gdanskut është mbrojtur me patentë në Poloni, Gjermani, Francë dhe Britaninë e Madhe.
Në vitin 2015, bioplastika mori një medalje të artë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Shpikjeve, që u zhvillua në Paris.
/a.rada