Ditën e sotme është mbledhur komisioni për ekonominë e financat, ku po diskutohet projekt-ligji për koncesionet e partneritetit publik-privat.
E pranishme në komisionin e ekonomisë ishte dhe ministrja e Financës Anila Denaj. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se synimi i këtij pr.ligji është përmirësimi i kuadrit ligjor për dhënien e koncesioneve dhe PPP.
Ajo tha se përmes këtij pr.ligji që do hyjë në fuqi në 1 korrik 2019 do hiqen ofertat e pa kërkuara për operimin në rrugën nacionale si dhe do hiqet bonusi për propozimet e pa kërkuara.
“Synimi është të përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e koncesioneve dhe PPP. Duhet të theksojmë se në hartimin e këtij projekti janë marrë në konsideratë edhe opinionet e ndërkombëtarëve si FMN apo BB. Të lejohen propozimet e pa kërkuara vetëm për realizmin e porteve, aeroporteve dhe të energjisë.
Për ndërtimin, operimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë nuk do të ketë propozime të pa kërkuara. Përmes këtij pr.ligji hiqet bonusi për propozimet e pa kërkuara dhe do kompensohen me vlerë monetare që nuk do jetë me e lartë se 1% e investimit”- tha ministrja.
Në mbledhje ishte i pranishëm vetëm anëtari i LSI, Edmond Haxhinasto, ndërsa mungonin ata të PD.
E.Xh./