Kryetari i Komisionit Gjyqësor të Senatit amerikan është zotuar t’u japë fund akuzave se në vitin 2017-ën u diskutua rreth mundësisë për shkarkimin e presidentit Donald Trump.
Senatori Lindsey Graham u zotua të kryejë një hetim “nëse kjo është ajo që duhet”.
Ky reagim erdhi pasi ish shefi i FBI-së, Andrew McCabe, ka thënë se zëvendës prokurori i përgjithshëm Rod Rosenstein ka zhvilluar bisedime në 2017-ën rreth Amendamentit 25.
Por, Rosenstein ka mohuar se ka diskutuar thirrjen e klauzolës.
Amendamenti i 25 parashikon largimin e një presidenti, nëse konsiderohet i papërshtatshëm.