Tirana ka barazuar në shtëpi me Luftëtarin, në sfidën direkte për mbijetesë, me takimin që përfundoi 1-1.
Tirana mbetet në vend të 7-të me 25 pikë, ndërsa Luftëtari, mbetet një vend më poshtë me 22 pikë. Javën e ardhshme Tirana do të përballet me Skënderbeun, ndërsa Luftëtari luan kundër Teutës.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 21` nga këmbët e Aleksit. Ky i fundit përfiton nga një top që vjen nga krahët dhe brenda zonës shtang portierin Abibi.
Më herët Tirana kishte pasur mundësi për të shënuar, por Halili nuk arrin të finalizojë saktë në dy mundësi që pati. Ndërsa pas golit të avantazhit, mbrojtësi Turtulli i shkon pranë golit por nuk ka fat, pasi devijimi nuk është i saktë.
Më pas është Luftëtari që ndërmerr disa inkursione, por mbrojtja vendase mbyll, ndërsa pjesa e parë do të mbyllej me shifrat të pandryshuara.
Në pjesën e dytë, Tirana futet në fushë me synimin për të përmbysur, teksa Halili del nga loja dhe në vend të tij hidhet Kobinah.
Ndeshja ka më shumë ritëm, por bardheblutë nuk arrijnë të krijojnë rrezikshmëri në portën kundërshtare. Sakaq miqtë mbrohen mirë duke administruar lojën, teksa në rastet që u jepen shpërdorojnë duke humbur mundësinë e dyfishimit në një rast me Donald Rapon.
Goli i dytë nuk vjen nga gjirokastritët, por vjen goli i barazimit nga vendasit në minutën e fundit të takimit, i shënuar nga Mawejje.
Kështu Tirana ruan ecurinë pozitive të këtij fillim viti në kampionat, duke ecur me ritmin e duhur për të siguruar mbijetesën.
Formacionet
Tirana: Abibi, Hoxhallari, Turtulli, Kërcciku, Karabeci, Imami, Daja, Hasani, Halili, Greca, Ngo.
Trajner: A.Mema.
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Koconis, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rapo, Demo, Fili, Dunga.
Trajner: J.Ahmataj