Reali i Madrid ka bërë ndoshta hapin më fatal në këtë sezon të kampionatit spanjoll. Madrilenët humbën në fushën e tyre 2-1 me Girona, që është një skuadër e krahinës së Cataluna. Miqtë kishin që prej fillimit të Dhjetorit të shkuar pa fitore në kampionat.
Casemiro shënoi fillimisht për Realin. Girona nuk u dorëzua dhe në minutën e 65′ fitoi një 11 metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Ramos. Dhjetë inuta më pas erdhi edhe goli i fitores për skuadrën mike.
Kapiteni Ramos në fund të takimit u ndëshkua me të kuq. Madrilenet e shohin veten në vendin e tretë të renditjes, 9 pikë pas Barcelonës që fitoi me Valladolid. Messi fitoi një 11-metërsh që po vetë e ktheu në gol.
/a.rada