Nga Pëllumb Kulla
Kaluam një ditë të tretur ballë ekranit.
Vështruam dhe medituam. U trishtuam e shtrembëruam buzët me përballjen në distancë të turmave shumëmijëshe në Tiranë dhe Vlorë.
Bluam duke përsëritur deklaratat më idiote dhe më fyese për inteligjencën e shqiptarëve, shprehur nga ata që janë kalamendur vite të tëra në krye të atij vendi.
Dëgjuam dhjetra herë ankesën idiote “pse lëshoi udhë policia?!” thënë jo nga ata që zakonisht i kërkojnë llogari policisë, por nga ata që ëndërronin shkopinjtë pëmbi egërsirat që patën ndërsyer për të shkatërruar!
Dëgjuam për heqje zvarrë dhe për hedhje në Lanë… Një grua kërkëllitëse, e rrethuar nga badigardët e saj, rrihte të mbushte mendjet se “po të deshte ajo, i mjaftonin vetëm dhjetë minuta ta rrëzonte kryeministrin”… Dhe nuk ia vlente ta pyesje se përse ajo “nuk deshte”?!
Gazetarë të dashur, kronistë dhe njerëz të medias, ju bëj një thirrje vëllazërore, (të cilën e di që nuk do të ma dëgjoni): Ju përgjërohem, mos afroni më mikrofon përpara këtyre gojërave!
Ja pra, duhet ta përcaktojmë ditën e djeshme si një nga ditët më qesharake të historisë tonë.
O PËLLUMB !
PO THUAJE TROÇ MOR BURRË.
Ç’… DESH QË KISHTE KAQ KOHË T’I MBUSHTE MENDJEN NJERËZVE PËR RRËZIMIN E QEVERISË DHE TË RAMËS
DHE VJEN DITA QË PASI E HA ATË QË KA BËRË VETË THOTË SE NUK DESHA T’A BËJA SE PO TË DOJA JO VETËM E BËJA POR DHE E HAJA.
MEDEMEK DUKE FSHIRË BUZËT THOTË SE NUK KA NGRËNË GJË.