Ministri për Diasporën Pandeli Majko është një nga politikanët shqiptarë që gëzon dhe shtetësinë kosovare e me sa duket një ndër ata që e ndjen më shumë dhe gëzimin e kësaj dite. Majko ka uruar ditëlindjen e 11-të të shtetit të Kosovës me një mesazh të qartë në foton e heroit legjendar Adem Jashari.
“Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë…”, shkruan Majko, ndërsa në foton e Jasharit shkruhet “Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha”.
(m.k/BalkanWeb)