Republika e Kosovës feston sot 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë e në kuadër të kësaj dite për në shtatë qendra të Kosovës është nisur Deklarata e Pavarësisë.
Një e tillë është vendosur ceremonialisht edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Nisja e Deklaratës së Pavarësisë në qendrat e Kosovës u bë nga Garda Ceremoniale.
Deklarata e Pavarësisë është nisur për në qytetin e Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajt.