Publikohen pamjet që tregojnë momentin kur policët mësyjnë në banesën e ish-kreut të policisë Bashkiake, Florenc Hoxhës, krahu i djathte i kreut te PD Lulzim Basha, gjate kohes qe ky i fundit ishte kryetar i Bashkise Tirane. Një grup policësh të maskuar shihen teksa kapërcejnë murin rrethues për të hyrë më pas në banesën e Hxhës. Ky i fundit u shoqërua sot si një nga pjesëmarrësit në protestën e dhunshme te opozitës. Ai njihet si nje person problematik dhe ne vite me pare ne raport me ligjin. Deri tani janë 20 personat e shoqëruar nga policia qe kane qene protagoniste te dhunes dhe qe kane tentuar te pushtojne kryeministrine.
INCIDENTET NDER VITE TE FLORENC HOXHES
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë kreun e Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, pasi akuzohet se ka dhunuar dy persona.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, “është vënë në pranga Florenc Hoxha, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, sepse më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë”.
Ndërsa në vitin 2014, kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur. Ngjarja ndodhi më 14 nëntor 2014 në ambientet e një lokali në Priskë, Farkë të Tiranës, kur Hoxha u qëllua me thikë nga një person, që ndodhej në një tavolinë tjetër. Plagosja u regjistrua në lokalin që ndodhej rreth 200 metra pranë banesës së Hoxhës.