Nga Alfred Peza
Aritmetika e Lulit dhe 7500 protestuesit nga Elbasani!
Që Lulzim Basha nuk i ka mirë punët me aritmetikën e dimë por jo deri në pikën sa të thotë se më Tiranë, kanë ardhur 7 500 protestues nga Elbasani.
Sipas nje llogarie të thjeshtë i bie që të jenë nisur të paktën 150 autobuzë me nga 50 protestues secili.
E para, jo Elbasani por e gjithë Shqipëria nuk ka një park me 150 autobuzë të gatshëm per tu nisur njëherësh plot me “pasagjerë”.
E dyta, nëse do ishin autokolonë, atëherë ajo do kapte gjatësinë prej 2.5 kilometrash. e denjë për librin e rekordeve Guinness.
E treta, në këto kushte, me siguri që dikush e ka gënjyer Lulin dhe 150 protestuesit i ka llogaritur për autobusa.
Autobusat i ka parë në fantazi të mbushura plot dhe më pas… dikush e ka zgjuar nga gjumi.
Luli, çohu! Erdhi ora e protestës së vërtetë…