Kanë qenë banorët e Astriti ata që kanë nisur të parët incidentet me policinë.
Protestuesit e Unazës së Re kanë tentuar të kalojnë kordonin e policisë për të hedhur sende të forta drej Kryeministrisë.
Me thirrje: ‘Kriminelë dhe fashistë’ ky grup ndezi edhe një zjarr tek shkallët e Godinës së Këshillit të Ministrave.
Ata kanë grisur tendën e ngritur për të mbrojtur godinën. Ndërkohë që policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Pak minuta më pas protestuesit janë tërhequr për t’u zhvendosur pranë Piramidës.