Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë ku do të mbajë një takim me qytetarët e këtij qyteti në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Rama ka thumbuar opozitë duke u shprehur se ata po i bëjnë reklamë qeverisë.
Një ditë më parë opozita akuzoi kryeministrin se po i bënte presion administratës për të marrë pjesë, në atë që deputetët opozitarë e konsideruan një antiming.
“Shumë shpejt në pak vite ky shesh duhet të mbledhë të gjithë shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë. Unë e di që Sulua ka bërë shumë për PD, por është një vlonjat i mirë dhe jam i bindur se do e kuptojë që ky shesh është i pavarësisë. Ne e organizuam këtë takim në kuadër të ciklit të takimeve për bashkinë që duam dhe për dreq dje na bënë reklamë dhe erdhën edhe më shumë nga sa e prisnim. Jemi këtu se që kur morëm votën premtuam se do jemi hap pas hapi me ju, njerëzit e zakonshëm.
E kemi patur të qartë se mund të qeverisim si duhet vetëm nëse nuk ndahemi nga ju e ju kemi para syve. Për ne vëmendja e të kuptuarit të shqetësimeve të njerëzve është pjesë e punës sonë të përditshme. Vlora është vendi i duhur për të bërë dallimin mes të shkuarës dhe të sotmes dhe të ardhmes. Vlora që dua nuk është kjo” – u shpreh Rama
Para nisjen së takimit Rama ka postuar një video ku shihet një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.
“ERTV Live😊: Vlorë – Takimi publik i ciklit kombëtar “Bashkia që duam”-shkruan Rama teksa poston një video live ta takimi me qytetarët e Vlorës.
E.Xhangoli./