Sot në orën 11:00 do të zhvillohet protesta e paralajmëruar e opozitës kundër qeverisë Rama.
Ndërkohë, Partia Demokratike thotë se nga Vlora janë nisur në Tiranë, 4500 vlonjatë për të protestuar kundër Edi Ramës.
Por gazetari Ilir Metaj ironizon me këtë fakt, duke thënë se kjo shifër është e pabesueshme, pasi kur Lulzim Basha shkon në Vlorë, e pyesin vetëm 100 vetë.
“Do doja te kisha kete optimizmin qe ka PD, kur thote se nga Vlora jane nisur per Tirane 4500 vete, ne nje kohe qe kur vjen Luli ne Vlore, e presin me 100 vete”, shkruan ai.