Flamur Noka është një nga organizatorët e protestës që do të zhvillohet sot në orën 11:00 para Kryeministrisë.
Sipas opozitës kjo protestë do të sjellë rrëzimin e qeverisë “Rama” dhe krijimin e një kabineti të ri qeveritar.
Teksa ndodhet në Shkodër për të akomoduar qytetarët me autobus, deputeti i PD thotë se po vijnë me mijëra qytetarë në Tiranë.
“Janë disa pika prej nga po nisen qytetarët për në protestën e Tiranës.
Kjo është një nga pikat.
Masiviteti është i paparë. Janë me mijëra qytetarë të Shkodrës që po nisen drejt Tiranës. Sot do të flasin qytetarët, sot politika hesht.
Është dita e tyre. Pritet ajo që qytetarët e dinë vetë.
Sot është fjala e tyre, nuk është fjala e politikës“, u shpreh Noka.