Bisedimet e tregtisë midis SHBA dhe Kinës janë mbyllur pa një marrëveshje. Ndërsa SHBA paralajmëron se çështje shumë të vështira mbeten pa zgjidhur.
Bisedimet e kësaj jave në Kinë synonin arritjen e një marrëveshje të re përpara se SHBA të aplikojë tarifa të reja më 1 mars.
Kina tha se negociatat do vazhdojnë në SHBA javën e ardhshme.
“Ne mendojmë se duhet të bëjmë përparime në çështje shumë të rëndësishme dhe të vështira,”-tha negociuesi i lartë tregtar i SHBA, Robert Lighthizer.
Megjithatë, ai shtoi ishte “shpresëdhënës” për përparimin e bisedimeve.
Presidenti Xi Jinping shtoi se shpreson se bisedimet e javës së ardhshme do të “vazhdojnë për nxitjen e një marrëveshje reciproke të dobishme dhe të favorshme”.
Të dy vendet janë përfshirë në një luftë tregtare, duke vendosur tarifa prej miliarda dollarësh për mallrat e njëri-tjetrit.
Në dhjetor, Kina dhe SHBA ranë dakord për pezullimin e tarifave të reja për 90 ditë në mënyrë që të zhvillonin bisedimet.
SHBA ka thënë se do të rrisë tarifat për importet kineze me vlerë 200 miliardë dollarë nga 10% në 25% nëse nuk do të arrijnë një marrëveshje deri më 1 mars.