Ambasada e Italisë në Tiranë ka rekomanduar qytetarët italianë që të shmangin tubimet.
Në një njoftim rreth ngjarjes së planifikuar në Tiranë më 16 shkurt, ambasada italiane thekson se “të shtunën, më 16 shkurt, do të ketë një demonstratë proteste politike që do të zhvillohet në qendrën e Tiranës duke filluar rreth orës 11.00”.
“Rekomandohet të shmangni tubimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të keni kujdesin maksimal. Gjithashtu mund të ketë trafik në rrugët kryesore të hyrjes në qytet”, thekson ambasada italiane.
/a.rada