Një kontabilist ka pranuar mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, duke përfshirë yllin e popit Rita Ora.
Bëhet fjalë për një mashtrim prej 3.4 milionë paund.
Andrew Munday targetoi ish-gjyqtarin e X Factor dhe personazhe të tjerë të famshëm, duke përdorur paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.
37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia.
Munday, nga Velocette Way, Northampton, u deklarua fajtor për nëntë akuza mashtrimi.
Avokati i ylli të popit, Graham Shear, tha se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar.
Shear e konsideroi si “mjaft të turpshme” veprimet e Munday.
Një tjetër viktimë e mashtrimit është kompozitori i VV Brown.
Gjyqtari Rupert Mayo ktheu Munday në paraburgim dhe vendimi do merret pasi të kryhen hetimet e plota.
E.Xh./