44 policë indianë kanë mbetur të vrarë në Kashmir pas një sulmi vetëvrasës ndaj konvojit me të cilin po udhëtonin. Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit. Një grup militant islamik nga Pakistani e mori përgjegjësinë për sulmin. India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir. Ambasadori amerikan në Indi, Ken Juster, dënoi sulmin.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Indisë në luftimin e terrorit dhe mundjen e tij” thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan.
India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend. Të dyja vendet posedojnë armë bërthamore./a.meta