Një 59-vjeçare tajlandeze, e cila mungonte në shtëpinë e saj, në veri të vendit, që nga qershori, është gjetur 600 kilometra larg, në qytetin Kunming të Kinës, thanë sot burime të policisë.
‘’Kaewmanee Arjor u gjet duke ecur poshtë një rruge në kryeqytetin e Yunnanit, në fund të muajit dhjetor. Policia kineze gjeti kartën e saj të identitetit dhe e shoqëroi në spital, pasi pa simptomat e Alzheimerit’’, theksoi Ekkorn Butsababodin, shef i migracionit të krahinës veriore të Chiang Rait.
Autoritetet kineze njoftuan konsullatën tajlandeze në Kunming dhe më pas informuan vajzën e saj 35-vjeçare për ta marrë atë.
Vajza, Suchada Arjor, më në fund u takua me nënën e saj të humbur.
Një video e marrë dhe postuar në Facebook nga një oficer konsullor në Kunming, e tregoi Arjorin të gjunjëzuar para nënës së saj, duke e përqafuar atë dhe duke qarë nga gëzimi.
“Ne sinqerisht nuk e dimë se si ajo mbërriti atje’’, theksuan autoritetet kineze.
/a.rada