Ish kreu i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, ka bërë një “rikthim” në debatin politik, teksa i ka kthyer një përgjigje ish kryeministrit Sali Berisha për akuzat.
Rroshi nuk ka munguar ta akuzojë Berishën si plak të rrjedhur që hedh kota akuza poshte e përpjetë, ndërkohë që nënvizon faktin se e ka gjunjëzuar njëherë.
“Njësoj si atëherë kur e gjunjezova disa here rresht, serisht Sali Bisha i terbuar tashme vazhdon me sulmon edhe pse une jam duke ndenjur larg zhvillimeve politike.
Plaku i rrjedhur me akuzon per prona që ne fantazinë e tij jane te sekuestruara apo për skandale imagjinare.
Keqardhje për nje njeri që nuk ka kufinj, nuk ka logjike, nuk ka asgje përveçse facebook-un e tij jofunksional”, reagon Rroshi në rrjetin social.
/a.rada