Një autobus udhëtarësh u përmbys pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Tetovë-Shkup, duke shkaktuar të paktën 13 viktima dhe rreth 40 të plagosur.
Autobusi është rrokullisur në anë të rrugës, ndërsa ekipet e emergjencave nisën operacionin për nxjerrijen e të plagosurve që mbetën të bllokuar.
Personat e lënduar u dërguan për mjekim në spitalin e Shkupit. Mësohet se disa prej tyre janë në gjendje kritike si pasojë e plagëve në kokë dhe do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00. Ende nuk dihen me saktësi shkaqet e tij, por paraprakisht dyshohet se ishte plasja e një gome që çoi në humbjen e kontrollit të autobusit.
/a.rada