Ky është momenti dramatik i shpëtimit të një vajze 4-vjeçare që kishte ngecur në murin e një spitali, në katin e shtatë.
Padyshim që mund të quhet njeriu më me fat.
Vogëlushja kishte ngecur në mur, pasi rrobat e saj ishin kapur në disa pengesa aty. Më pas ajo u vu re nga njerëzit, që nxituan ta shpëtonin.
Ajo kishte shkuar për të vizituar babin e saj në Spitalin Phaholpolpayuhasena në rrethin e provincës Mueang, që qëndronte i shtruar në katin e shtatë.
Mediat lokale raportojnë se vajza filloi të ndiqte një hardhucë që e çoi në tarracën e spitalit. Vajza humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti nga ndërtesa por për fat të mirë rrobat e saj ngecën në pjesën metalike ku ishte shkruar emri i spitalit.
Në video shihen 5 infermierë dhe dy zyrtarë të tjerë të spitalit në tarracë që përpiqen të tërheqin vajzën lart. Ndërsa disa njerëz të tjerë u vendosën në ballkon , një kat më poshtë, gjithashtu në përpjekje për ta kapur nëse rrëshqiste.
Dhe vajza shpëtoi për mrekulli, pas infermierët në tarracë arritën ta tërhiqnin lart në mënyrë të sigurt.
/a.r
52517423_298307964219262_1860028637999267840_n on Vidnews.