Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Rrëshen, në të cilin ka folur edhe për protestën e 16 shkurtit të opozitës.
Rama: Ajo që mua më krijon trishtim është ideja që ka ende njerëz të zakonshëm, që u shkojnë mbrapa atyre… si mund t’i shkosh pas Lulit. Mua me vjen keq realisht… një kryetar partie që thotë do bëjmë 3 qind lekë litrin e energjisë. Do thoni ju lapsus, po lapsus makina llogaritëse, lapsus kjo…Ta bëjmë dhe naftën 3 qind lekë kilovatin dhe ta mbyllim këtë punë…
Qytetari: Kam vetëm një kërkesë: Mos na bjen më Ndrec Dedën për kryetar, se duam të fitojmë edhe ne të djathtët ka një herë, mos na e bjen më se për ndryshe ke punë me ne… (i drejtohet me shaka)
Rama: Ju të djathtët keni lind me fat në Shqipëri, për punë na keni ne, për rrumpallë e për gallatë keni partinë tuaj, kshuqë ju, jini as rehat sa s’ka. Se ju s’na votoni dhe ne punojmë për ju, na bëni gërr-gërr, ne prapë punojmë, na dilni në rrugë me kazan në dorë, ne prap mas jush, kshuqe jini rehat…
Ti tani taksirat e ke, ne do qeshim pak me Lulin, se s’kemi ça bëjmë… ti e kupton vetë, aq shumë e ka përsërit atë 7 herë 7, sa po na bind edhe ne, si 42 si 49 njësoj është.
Por më e bukura është kur tha në Krujë… e tha “betohem para Sarisalltikut se nuk e takoj më Edi Ramën”.
Aq shumë do me më taku sa betohet atje… se njeri kur s’do me të taku nuk betohet, por betohet atje dhe i thotë Atij mos më le ta takoj se vdiqa me e taku.
Dhe këta që i shkojnë mbrapa dhe i thonë “ta rrëzojmë, ta rrëzojmë”, se ai i do mbrapa që të më thotë mua “e shef sa shumë kam”, kshu që me tako, më fut dhe mua në qeveri se vdiqa.
Kshu që… se këtë herë s’ka as çadër, se herën e kalume kishte dhe një çadër, pishim dhe nga një birrë.. po tani u thotë rrini atje, do jepni edhe jetën.
Jemi gati të japim dhe jetën, kishte thënë Monika më duket, edhe i kishte thënë njëri “vallai jetën nuk e japim për ty”, po ti mos u mërzit për Monikën, dhe pse me Monikën do rrish, se ne të tjerët kemi punë…
/a.rada