Një 32 vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim nga Interpoli, është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi rezultonte në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste.
Shtetasi me iniciale F.D, po tentonte të kalonte kufirin shqiptar me dokument identiteti të falsifikuar.
“Gjykata Themelore e Prishtinës, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, sqaron policia.
Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018.
E.Xh./