Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për shkarkimin nga detyra të këshilltares ligjore, Ana Golloshi ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit Administrativ,në Tiranës pasi në vetdeklarimin e bërë ajo rezulton se nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e saj, duke mos kaluar dot procesin e vettingut.
Një ditë më parë trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko, në seancën dëgjimore të zhvilluar ka ngritur dyshime mbi pasurinë e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ndërkohë që këshilltarja ligjore ka marrë vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës së saj.
Një ditë parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shfaqur dyshime mbi pasurinë e këshilltares ligjore, Ana Golloshi kandidate për magjistrate e cila e ka justifikuar atë si produkt të emigracionit në Greqi.
Sipas veprimeve hetimore nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, rezulton se këshilltarja ligjore Ana Golloshi ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë dhe nuk ka pasur burime të ligjshme pasurie, ka kryer deklarim të rremë, nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.
/a.meta