Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur diten sot me nje urim special per “Ditën Ndërkombëtare të Radios”. Me nje foto te stafit te pare te Radio Tiranes, Meta ka zgjedhur te uroje sot të gjithë drejtuesit, gazetarëe, folës dhe komentatorë të mrekullueshëm, por edhe teknikët e radiove shqiptare.
Postimi i Metës
Me këtë foto të stafit të parë të Radio Tirana, u uroj sot “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios” të gjithë drejtuesve, gazetarëve, folësve dhe komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të radiove shqiptare.
Mirënjohje për punën e palodhur, sakrificat dhe përkushtimin profesional e mbi të gjitha njerëzor për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.
Nderim dhe respekt përjetë korifenjve të paharruar të radios shqiptare, të cilët lanë pas një trashëgimi të vyer!
/a.meta