Chelsea është në mes të një “furtune”. Humbja me rezultatin 6-0 me Manchester Cityn ka turbulluar shumë gjërat në kampin londinez.
Kjo paraqitje zhgënjyese ka sjellë edhe humbjen e vendit të katërt.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, edhe futbollistët janë kundër trajnerit Maurizio Sarri.
Çdo gjë ka të bëjë me taktikën dhe direktivat e tij për vendosjen e ekipit në fushë. Disa lojtarë ndihen të hutuar në fushë.
Klubi nga ana tjetër nuk është i gatshëm të vendosë shuma marramendëse për të shpenzuar në merkato. Minimumi tashmë është vendi në Ligën e Kampionëve.
Fillimisht Sarri pati probleme me Eden Hazard, ndërsa tashmë janë shtuar pakënaqësitë dhe lojtarët, por edhe tifozët, nuk e duan më në ekip.
Kësisoj, pas Jose Mourinhos, edhe Sarri po vuan problemet me lojtarët, teksa nuk përjashtohet mundësia që edhe italiani të ketë fatin e portugezit.