Pas votës unanime ditën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve për votimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, sot në të njëjtën linjë votoi edhe Komisioni i Jashtëm. Me një frymë të gjerë konsensusi, anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës i hapën dritën jeshile anëtarësimit të shtetit fqinj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Pas dy qëndrimeve pozitive në dy komisionet parlamentare, të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e saj në NATO.
/a.meta