Një tjetër krim në familje ka tronditur opinionin publik shqiptar mëngjesin e sotëm duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave vetëm në 40 ditët e para të këtij viti nga Vlora, në Ballsh dhe Tiranë. Në ditën e dytë të vitit të ri në qytetin e Ballshit, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje.
Gazment Musta 34 vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend, ngjarja u shënua në sy të dy fëmijëve të mitur.
Në datë 14 janar në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje. Në datë 6 shkurt në Vlorë pas sherrit në familje burri mbyti gruan (lexo ketu). Ndërkohë që ditën e sotme burri vrau gruan me armën e shërbimit në Allias pas debateve në familje. /a.meta/javanews.al