Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit dhe skenaristit të mirënjohur shqiptar, Kiço Blushi. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, kryeparlamentari kosovar tha se vdekja e Blushit ka lënë një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.
“Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare. Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, shkruan ai.
/a.meta