Projekti i iniciuar nga ministria e Kulturës ”Edukimi përmes Kulturës” është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke i trasmetuar brezave të rinj vlerat e artit dhe kulturës.
Artistët e Ansamblit Popullor vazhdojnë me kalendarin artistik në kuadër të projektit “Edukimi përmes Artit” këtë herë me nxënësit e shkollës 9–vjeçare “Fan Noli”.
Mbas workshop-it, atmosfera e krijuar në aktivitet u bë edhe më e larmishme kur bashkë me grupin e valleve të Ansamblit Popullor u bashkuan edhe nxënësit e shkollës, duke kërcyer bashkë me ta. (Atsh)