Një shqiptar në Britaninë e Madhe është arrestuar disa ditë më parë dhe për këtë mediat vendase i kanë kushtuar edhe një artikull. Sipas tyre, shqiptari Bashkim Hajdari, 46-vjeç u arrestua me 4 shkurt në një fabrikë kanabisi. Ndaj tij rëndon akuza e prodhimit të lëndëve narkotike të llojit marijuanë dhe kështu shqiptari do të përballet me drejtësinë. Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës dhe avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij e ka pranuar se ishte i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B. Sipas dëshmive, shqiptari ishte dërguar aty nga një shtetas belg, ndërsa enigmë mbetet mënyra se si ka prekur në tokën angleze pasi nuk i është gjetur asnjë dokument.
Pas hetimeve rezulton se 46-vjeçari shërbente paralelisht në dy shtëpi të mbjella me kanabis të shtrira përgjatë një rruge në zonën e Cheltenham. Policia arriti të asgjësonte 360 bimë kanabisi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake thuhet se kapnin në tregun e zi vlerën financiare 300 mijë paund. Seanca gjyqësore e radhës për shqiptarin është parashikuar me 13 shkurt dhe prej aty togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar. Mediat angleze e quajnë shqiptarin si “skllav” të Britanisë së Madhe./a.meta