I gjithë spektri politik, social dhe kulturor i vendit shpreh ngushëllimet për shkrimtarin e Kiço Blushit, që u nda dje nga jeta.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e shkrimtarit dhe skenaristit Kiço Blushi.
Në një status në Facebook, Presidenti Meta e cilëson shkrimtarin e njohur si nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970” me role të rëndësishme publike dhe qytetare.
Statusi i Presidentit Meta
I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.
Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues.
Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.
I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!
***
Unioni i Gazetarëve vlerëson rolin e veçantë të tij në gazetarinë shqiptare.
“Ndahet nga jeta ne moshen 75 vjeç shkrimtari, publicisti dhe artisti i njohur Kiço Blushi. Jeta dhe vepra e Kiço Blushit eshte e lidhur pandashem me arritjet dhe historine e gazetarise shqiptare, sidomos asaj te shkruar, ne me shume se 60 vjet rresht.
Ai kontribuoi si gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe drejtues ne shumicen e mediave me te rendesishme kulturologjike te Shqiperise ne 50 vitet e fundit. Kiço Blushi ishte shkrimtari i rendesishem i letersise per te rritur dhe per femije. Ai la nje kontribut te pashlyeshem ne historine e skenarit te filmit shqiptar si dhe u shqua per publicistiken e tij analitike dhe polemistike.
Per dhjetra dhe qindra gazetare, per shumicen e anetareve te Unionit te Gazetareve Shqiptare, Kiço Blushi do te kujtohet per pervojen, kontributin dhe penen e vet te shquar.
Lamtumire kolegu yne i paharruar! Ngushellime familjes Blushi!”,- thuhet në mesazhin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
***
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet familjes së Kiço Blushit, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit, shkrimtar i madh, skenarist i shkëlqyer, mendimtar i pavarur dhe deputet i çmuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ngushëllimet më të ndjera familjes Blushi dhe të gjithë miqve e kolegëve të tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Basha në një postim në Tëitter.
***
Nga Prof. Lisen Bashkurti –
Me tronditje te thelle mesova lajmin e ndarjes nga jeta te shkrimtarit, intelektualit dhe veprimtarit shoqeror, Kico Blushi. U nda para kohe, duke lene nje boshllek ne familjen e tij, ne qarqet krijuese dhe ne mbare shoqerine Shqiptare. Brezat tane u rriten me librat, artikujt dhe sidomos skenaret e mrekullueshem te Kico Blushit. Kico Blushi trajtoi tema qe edhe sot I qendrojne kohes, skaliti personazhe te paharruar, ndertoi fabula sa komike, dramatite dhe sociale me nuanca dhe detaje plot vlera estetike unike. Ndonese jetoi dhe shkroi ne rrethana politike, ideologjike dhe parime social-realiste tejet kufizuese, Kico Blushi krijoi vepra qe u karakterizuan nga humanizmi i thelle, ndjeshmeria shoqerore, realizmi jetesor. Jane pikerisht vlerat e veprave te Kico Blushit qe i mbajne ato gjalle edhe ne kohet tona, dhe do i percjellin edhe ne koherat qe do vijne. Kico Blushi e ka lene pas vepren e tij. Ai do kujtohet dhe nderohet brez pas brezi. Lamtumire Kico Blushi dhe u prehte ne paqe shpirti yt i ndritur!
***