Vdekja e 61-vjeçares mbrëmjen e djeshme si pasojë e kafshimit nga disa qenë endacakë, është ngjarje që ishte paralajmëruar prej kohësh. Qenë endacak, të paushqyer, të pavaksinuar dhe në kushtet që askush nuk kujdeset për ta janë bërë mjaft problematik. Ngjarja ka tronditur qytetarët e ndodhur në këtë qytet, të cilët ndihen të rreziluar nga kafshimi i qenëve. Ata shprehen se kjo situatë nuk mund të durohet më.
Një nga këshilltar bashkiak shprehet se problematika e qenve endacak është kritur disa herë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ekzekutimi i qenëve endacakt vite më parë nga ana e bashkisë solli reagimin e shoqatave në mbrojtje të kafshëve, ndërkohë që mungojnë fondet për trajtimin e tyre, në këto kushte ata enden rrugëve. Mbrëmjen e të enjtes, Selime Braushi, 61-vjeçe humbi jetën, pas plagëve të marra në trup dhe në kokë, sepse u sulmua nga qentë endacakt ndërsa punonte tokën e saj në fshatin Dyshnik pak kilometra larg qytetit të Beratit. /a.meta