Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka quajtur si shantazh personal, deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, të bëra më herët në Parlament. Kryemadhi tha gjatë paradites së nuk e ka sulmuar më parë Gjonajn për shkak se ka lidhje farefisnore me Ilir Metën.
Por Kryemadhi shtoi se bashkëshorti i Etilda Gjonajt është larguar nga detyra për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve që ka me bandat e lojërave të fatit. Kryemadhi përmendi emrin e Ervis Martinajt, duke thënë se ka lidhje me bashkëshortin e ministres së Drejtësisë. Shperthimi i Kryemadhit me shume lidhet me korrupsionin miliona euro te zbuluar ne Ministrine e Drejtesise, kur drejtohej nga LSI me ane te ish ministrave Ylli Manjani dhe Petrit Vasili. Per kete afere miliona euro jane bere edhe disa arrestime.
Ndërkohë që GJonaj sot ka sqaruar se bashkëshorti i saj ka fituar gjyqin dhe është kthyer në detyrën në Drejtorinë e Tatimeve si Inspektor. Ndërkohë që sqaroi se bashkëshorti i saj s’ka lidhje me bandat e lojërave të fatit.
Pjesë nga reagimi:
Nuk isha prezent sot në Kuvend se isha në një takim me ambasadorët ku raportova për zbatimi ne Reformës në Drejtësi, kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi, që ishin në formën e një shantazhi.
Ndihem e keqardhur që këtu flitet për bashkëshortorin tim. Janë në të drejtën e tyre të zgjidhen dhe mënyrën që duan për të bërë opozitën. Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale.
Unë nuk jam këtu për t’u marrë që me familjarët apo për të treguar lidhje fare fisnore. Është e vërtetë që bashkëshorti im ka mbajtur një post dhe është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrativ dhe ka ndjekur rrugën ligjore është kthyer në pozicionin që ka patur.
Nuk ka pasur asnjëherë të vetme një akuzë për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak, bashkëshorti im nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit.
Por përdorimi për shantazh nuk është e tolerueshme. Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë, dhe kush do është i lutur që ta bëj këtë debat. Nëse ka qenë shumë e përfolur ngjarja e fundit për një hetim në ministrinë e Drejtësisë, pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetjet i kanë kaluar ministrisë së Financave ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit.
Është Prokuroria është ajo që ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka vënë para drejtësisë të akuzuarit. Unë nuk kam kapur asnjë prokuror që të kem diktuar procesin se nuk është në natyrën time që ta bëj këtë.
/a.meta/javanews.al