Drejtuesit e WhatsApp, aplikacionit më të popullarizuar në botë për mesazhe dhe shkëmbime të materialeve të tjera, thanë se çdo muaj mbyllin deri në dy milionë llogari të rreme, sipas The Guardian.
Kompania në pronësi të Facebook njoftoi të dhënat si pjesë e raportit për “ndalimin e abuzimit”, i cili u shpall të mërkurën në Indi, në tregun më të madh të kompanisë, me më shumë se 200 milionë përdorues.
Për të parandaluar llogari të rreme të destinuara për përhapjen e llojeve të ndryshme të keqinformimit në WhatsApp, u përdor një sistem i avancuar.
Aktualisht, ky sistemi është në gjendje për të zbuluar 20 për qind të llogarive të diskutueshme ende në fazën e regjistrimit të tyre. WhatsApp aktualisht ka më shumë se 1.5 miliardë përdorues.
/a.meta