Presidenti Ilir Meta u takua sot me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, gjatë mëngjesit të Lutjeve në Uashington.
Kreu i shtetit shprehet se gjatë takimit folën për partneritetin mes dy vendeve.
“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington.
Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, thekson presidenti Meta.
Presidenti Meta po zhvillon ditët e fundit një vizitë zyrtare në SHBA.
/a.rada